“Sulmi sporadik” ndaj policisë dhe KFOR-it në veri, flasin ekspertët: Mund të jenë të përfshira këto grupe!

Politika

“Sulmi sporadik” ndaj policisë dhe KFOR-it në veri, flasin ekspertët: Mund të jenë të përfshira këto grupe!

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 7 maj 2024 Në ora: 08:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

Automjetet e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe xhami.

Kështu ka njoftuar edhe Policia, duke bërë të ditur se në mëgjesin e së hënës së gjatë patrullimit të përbashkët me KFOR-in amerikan në fshatin Miokovicë, një person ka bllokuar rrugën me një veturë të tipit ‘Seat’ e më pas i ka goditur.

“I dyshuari pastaj ka ikur në drejtim të disa shtëpive afër në fshatë. Policia e Kosovës bashkë me KFOR-in kanë identifikuare shtëpinë dhe kanë kryer kontroll ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka pranuar se ka bllokuar rrugën dhe ka hedhur shishen. Gjatë realizimit të kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjet një xhaketë e ushtrisë me emblemë serbe.

Vetura me të cilën është bllokuar rruga është sekuestruar, i dyshuari pas intervistimit nga njësia kompetente e hetimeve është liruar në procedurë të rregullt, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, thuhej në njoftim.

Shala: Sulmet e bëra ndaj KFOR janë tregues që ka potencial brenda grupeve kriminale të mbetur nga Millani dhe Co

Image
Drizan Shala

Ekspreti i sigurisë, Drizan Shala në një përgjigje për “Bota sot”, thotë se këto sulme tregojnë se ka akoma potencial brenda grupeve kriminale të mbetura në veri.

Shala për këtë rast thotë se sipas gjitha gjasave është i formës së izoluar dhe assesi me ndonjë impakt më të gjerë.

Sulmet e bëra ndaj KFOR janë tregues që ka potencial brenda grupeve kriminale të mbetur nga Millani dhe Co.

Por që me këto zhvillime, organet e sigurisë vendore tani në këtë periudhë janë në nivel të duhur por vigjilenca duhet të mbetet në krye të detyrës dhe të vazhdohet me monitorim të hapësirave në veri e tutje.

Sipas mendimit tim pa dashur të interferoje në proces hetimor që është duke zhvilluar nga ta, ky rast sipas gjitha gjasave është i formës së izoluar dhe assesi me ndonjë impakt më të gjerë”, thotë ai.

Dashevci: Këto janë incidente sporadike - një Banjskë e dytë nuk mund të ndodhë më në Kosovë

Image
Arben Dashevci

Njohësi i sigurisë, Arben Dashevci thotë se Kosova nga Serbia përballet me luftë speciale prej të ’99-tës.

Dashevci thotë se këto janë incidentet sporadike nga grupet terroriste Brigada e veriut dhe Mbrojtja civile, që ta mbajnë situatën në tension me këso incidente sporadike por të rrezikshme.

“Republika e Kosovës përballet me luftën speciale ose hibride nga ana e Serbisë qysh nga viti 1999.

Por tash veçanërisht pasi na ka ndodhur 24 shtatori që ka qenë sulmi më i madh që na ka ndodhur si shtet, ende ka tentime në kontinuitet për ta destabilizuar Kosovën dhe Ballkanin nga ana e Rusisë nëpërmjet aleatit të saj Serbisë me qëllim zhvendosje të vëmendja nga lufta në Ukrainë.

Këto janë incidente sporadike dhe sipas mendimit tim një Banjskë e dytë nuk mund të ndodhë më në Kosovë ose një sulm në atë masë.

Sepse Kosova ka shtuar dhe konslodiuar kapacitet e plota për veprim dhe ka situatën nën kontroll në çdo cep të Republikës së Kosovës, si reagues i parë në bashkëpunim të plotë me reaguein e dytë EULEX dhe reaguesin e tretë KFOR e gjithë kjo për sigurinë e të gjithë qyttetarëve pa dallim.

Pra, është tentim sipas mendimit tim i grupeve terroriste Brigada e veriut dhe Mbrojtja civile të shpallura terroriste nga Qeveria e Kosovës që ta mbajnë situatën në tension me këso incidente sporadike por të rrezikshme”, shprehet ai.

Më tej, ai këto incidente i lidh edhe me çështjet e rëndësishme të Kosovës siç është anëtarësimi në KiE, që Serbia synon pengimin e saj, po ashtu kemi edhe votimin e rezolutës për Serbrenicën në OKB, qe Serbia ka kryer gjenocid atje.

Për fund, ai thotë se në Kosovë nuk ka panik sepse luftë frontale me Serbinë nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë më.

Vigjilenca nuk ka alternativë sepse po afrohen procese të rëndësishme siç është anëtarësimi në KIE.

Dhe Serbia çdo gjë që është demokratike ose para çdo procesi me rëndësi për Republikën e Kosovës tenton ta pengoj në çdo mënyrë.

Pason edhe votimi në OKB për Srebrenicën që është proces me rëndësi të madhe duke pas parasyh se çka ka ndodhur atje.

Në Kosovë nuk ka panik sepse luftë frontale me Serbinë sipas mendimit tim nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë më, përpos tentim të mbajtjes së situatës në tension ose tentim për destabilizim.

Kemi organet tona të sigurisë në vigjilencë të plotë dhe të gatshëm të përballen me çfarëob situate që u del përpara.

Siguria në veri është e mirë e qetë por delikate duke pas parasysh tentimet e Serbisë, por popullata ndihet mirë me Policinë e Kosovës dhe është qetë dhe zhvillohet jetë normale si në çdo cep tjetër të Republikës së Kosovës.

Qytetarët e kanë kuptuar tashmë që Policia është këtu për kujdesin e të gjithëve pa dallim ngjyre, nacionaliteti ose race. Por nevojitet vigjilencë në 24/7”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat